Kosova

80 mijë e 717 persona, numri total i të vaksinuarve në Kosovë


Ilustrim, vaksina

Brenda një dite në Kosovë janë imunizuar 837 qytetarë.

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar 258 persona, ndërsa në qytetet e tjera të Kosovës ky shifër arrin në 579 persona të vaksinuar.

Ndërsa numri total i të vaksinuarve në Kosovë deri tani është 80 mijë e 717 persona.

Këtë e ka bërë të ditur Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Nga 5 maji i këtij viti ka filluar edhe dhënia dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 personelit shëndetësor.

Rastet aktive me COVID-19, në Kosovë e kap shifrën 1 mijë 198 personave.

Ndërsa deri më tani në Kosovë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 104 mijë e 054.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore