Sport

Igli Tare kërkon lojtarin e Inter-it te Lazio


Drejtori Sportiv i Lazio-s, Igli Tare, po kërkon të mbyllë marrëveshjen me lojtarin e Inter-it, Danilo D’Ambrosio-n sa më shpejt.

Mbrojtësi do të përfundojë aventurën te zikaltrit, pas fitimit të trofeut në Serinë A. Ka qenë vetë 32-vjeçari që i ka komunikuar klubit vullnetin për t’u larguar.

D’Ambrosio është pjesë e Inter-it që nga viti 2014, kohë kur u transferua nga Torino për shifrën e rreth 5 milionë eurove.

Me Inter-in është paraqitur në 232 ndeshje, ku ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 17 asiste, ndërsa ka fituar vetëm një trofe, atë të Serisë A këtë sezon.

Tare po mendon afrimin e lojtarit për të rritur konkurencën në ekip dhe për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se në stolin e Lazio-s, Simone Inzaghi është i pasigurtë për të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore