Familja

Disa profesione që zotërohen kryesisht nga burrat


Gratë kanë bërë progres të jashtëzakonshëm për tu bërë pjesë e fuqisë punëtore, luftës për paga të barabarta dhe ngritjes në majën e fushave të tyre. Por disa rrugë karriere kanë më shumë përparim për të bërë sesa të tjerët.

Baza e të dhënave të Zyrës së Statistikave të Punës (BLS) 2019, mbi gratë në fuqinë punëtore, gjurmoi përqindjet e grave në një larmi profesionesh. Të dhënat vijnë nga Anketa aktuale e Popullsisë (CPS) dhe  përfshinë 60 mijë pjesëmarrës nga të gjitha 50 shtetet.

Ka disa profesione, ku gratë janë ende të nën përfaqësuara, sipas të dhënave.

Teknologjia është akoma një fushë famëkeq seksiste. Një studim i fundit pohon se “më shumë se një e treta e punonjësve të industrisë së teknologjisë kanë përjetuar ose dëshmuar seksizëm”.

Po ashtu më pak se 10% e pozicioneve drejtuese në bujqësi plotësohen nga gratë.

Grupe si “Gratë Profesionale në Ndërtim” kërkojnë të mbështesin dhe fuqizojnë gratë në industri në qytete të ndryshme.

Një sektor i rëndësishëm është dhe ekonomia. Analistët financiarë ndihmojnë kompanitë të marrin vendime duke analizuar të dhënat financiare dhe duke bërë parashikime ekonomike. Në këtë sektor gratë aktualisht përbëjnë pak më shumë se një të tretën e fushës.

Në inxhinierinë e hapësirës ajrore gratë përbëjnë 7.8% të punonjësve. Inxhinierët e hapësirës ajrore janë, pikërisht, shkencëtarë të raketave. Ata gjithashtu projektojnë aeroplanë, satelitë dhe raketa./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore