Kosova

Katër të vdekur dhe 101 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 101 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 052 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 421 pacientë, duke e çuar në 95 mijë e 466 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 33 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105 mijë e 636 kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 983.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe pesë persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore