Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka theksuar rëndësinë e rijetësimit të turizmit dhe marrëdhënieve shumëpalëshe me shtetet jashtë unionit.
Ftesa e saj, ka shkuar për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që të rihapin kufijtë, të paktën për të vaksinuarit.
“Propozojmë mikpritjen sërish të vizitorëve të vaksinuar. Gjithashtu të atyre të cilët vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike”.
Time to revive 🇪🇺 tourism industry & for cross-border friendships to rekindle – safely.
We propose to welcome again vaccinated visitors & those from countries with a good health situation.
But if variants emerge we have to act fast: we propose an EU emergency brake mechanism.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 3, 2021
Pavarësisht kësaj, von der Leyen është e bindur se veprimi i shpejtë në rast të kthimit të varianteve të Covid-19, duhet të jetë i shpejtë.
Për këtë, ajo propozon edhe ngritjen e një mekanizmi frenues emergjence për BE-në.
Situata e vaksinimit në BE po lehtësohet javët e fundit, falë fushatës së vaksinimit që po vazhdon. Miliona doza vaksinash, janë shpërndarë për vendet e unionit. Vende si Gjermania, Franca apo Italia, po shohin një hapje – sado të vogël – të ambienteve publike, lokaleve dhe restorantet.
Udhëtimet janë ende të kufizuara me vendet jashtë unionit. Gjithsesi, lehtësimi i pritur gjatë verës, mund të risjellë gjallëri në turizmin evropian.
Për sa i përket Shqipërisë, ende nuk është e qartë njohja e vaksinave Sinovac. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë vaksinuar me dozat e kompanisë kineze. Shoqata Evropiane e Barnave, ende nuk e ka aprovuar këtë të fundit.
Për një vendim të mëtejshëm, duhet pritur ende.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Kumbaro e quan ‘të suksesshëm’ sezonin veror 2024
-
Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, thotë Zelensky
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit