Pas humbjes përballë Sacramento Kings, kampionët në fuqi në NBA, Los Angeles Lakers po rrezikojnë të mos futen direkt në “playoff”.
Lakers ndodhen në pozitën e pestë me vetëm një fitore më shumë se Dallas Mavericks dhe Portland Trail Blazers.
Lakers ishin në “top 3”, deri sa u lënduan dy super yjet e ekipit, LeBron James dhe Anthony Davis.
Davis është kthyer dhe ka luajtur disa ndeshje, por ai nuk ishte në formën e tij optimale ku mund të udhëheq ekipin drejt fitores.
Tani më është kthyer edhe LeBron James, por impakti i tij nuk ishte i mjaftueshëm pasi Lakers humbën ndeshjen përballë Sacramento Kings.
Kampionë në fuqi kanë ndeshje shumë të vështira përpara ku do ta kenë të vështirë të qëndrojnë në “top 6” të NBA.
Lakers do kenë katër ndeshje të vështira radhazi ku do përballen me pozitën e katërt, Denver nuggets, pozitën e tretë, Los Angeles Clippers, në ndeshje direkte për tu futur në playoff me Portland Trail Blazers dhe me ekipin që i prijnë konferencës perëndimore, Phoenix Suns.
Mund të ndodhin shumë befasi këtë sezon, por nëse LeBron James nuk do futej në “playoff” me këtë “super skuadër”, atëherë kjo do ishte surprizë për të gjithë shikuesit e NBA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke