Lajme

87 herë i vaksinuar, burri shiste certifikata false COVID-i për anti-vax-erat


Një burrë 61-vjeçar në Gjermani, është raportuar se ka marrë dozat e vaksinave kundër COVID-19 plot 87 herë, duke e kthyer këtë në biznes dhe duke ia shitur certifikatat e marra personave të cilët ishin pjesë e grupimit “anti-vax”.

Pavarësisht faktit se ende nuk është konfirmuar, autoritetet gjermane mendojnë se e gjithë kjo ishte pjesë e një skeme për të shitur certifikatat.

Pikërisht mbi këtë pretendim, ka nisur edhe një hetim i gjerë për formulën që ndiqte personi i përfshirë në ngjarje.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga media gjermane “Frei Presse”, 61-vjeçari shkonte në provincat lindore të Saxony-së dhe Saxony-Anhalt, për t’u vaksinuar. Ai hynte në qendra të ndryshme dhe kërkonte të inokulohej, deri në tre herë në ditë.

Dyshimet e para, i pati ngritur një punonjës i një prej qendrave të vaksinimit, të cilit burri i qe dukur si fytyrë e parë.

Herën tjetër kur ai shkoi në qendër vaksinimi, Policia u njoftua menjëherë dhe u paraqit në vendngjarje, ku edhe e arrestoi atë.

Mënyra se si ai u shpëtonte kontrolleve, ishte duke sjellë çdo herë një certifikatë të bardhë vaksinimi. Pra, të paplotësuar.

Më pas, ai merrte dozën dhe griste faqen ku ishte shënuar vaksinimi me numrin e lotit dhe ia shiste anti-vax-erave.

Rasti i pazakontë tashmë, po vë në pikëpyetje të mëdha sistemin dhe po shihet nëse mund të ketë pasur raste të tjera të një manipulimi të tillë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore