Shqipëria

80% e deputetëve demokratë njohin Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar


Në prag të seancës plenare të 21 shtatorit, 27 deputetë demokratë (nga 35 gjithsej – ed.) kanë dërguar një vendim drejt Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas dokumentit, ata deklarojnë se njohin Gazment Bardhin si Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputetët që kanë firmosur janë: Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Çelaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji.

Zgjedhja e Bashës si kryetar i grupit parlamentar shkakton debate në Kuvend

Në rendin e ditës në seancën parlamentare është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Sakaq, pritet të ketë debate për shkak të përplasjes mes opozitës.

Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Bardhi, në cilësinë e kreun e grupit, kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Bylykbashin.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Bardhi propozon deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore