Stil

8 vjet burg për Shakirën?


Shakira

Prokurori spanjoll po kërkon dënim me tetë vjet burg për yllin e popit, Shakira, për një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë euro.

Të paktën kështu thuhej në një dokument të zyrës së prokurorisë.

Këngëtarja, e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën me hite të tilla si “Hips Don’t Lie”, në fillim të kësaj jave refuzoi një ofertë marrëveshjeje nga zyra e prokurorit për mbylljen e çështjes.

Ajo akuzohet se nuk ka paguar taksat midis viteve 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.

Dokumenti i prokurorit, pohon se Shakira ishte rezidente e zakonshme në Spanjë midis 2012 dhe 2014 dhe në maj të vitit 2012 bleu një shtëpi në Barcelonë e cila u bë një shtëpi familjare për veten, partnerin e saj dhe djalin e tyre të lindur në Spanjë në vitin 2013.

Shakira dhe i biri, Milani.

Ajo kërkoi një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro (23.5 milionë dollarë) nëse ajo shpallet fajtore. Edhe pse ende nuk është caktuar një datë për gjykim.

Gjatë së mërkurës, Shakira ka deklaruar se ajo “është plotësisht e sigurt për pafajsinë e saj” dhe se ajo konsideron rastin “një shkelje totale e të drejtave të saj”.

Këngëtarja 45-vjeçare – e quajtur edhe Mbretëresha e Popit Latin – tha se fillimisht pagoi 17.2 milionë euro që zyra e taksave spanjolle tha se i detyrohej dhe pretendon se nuk ka borxh të papaguar me autoritetet tatimore.

Zhvillimi i fundit në çështjen e taksave vjen një muaj pasi Shakira dhe bashkëshorti i saj, mbrojtësi i FC Barcelona, ​​Gerard Pique, njoftuan ndarjen e tyre. Shakira dhe 35 vjeçari Pique, janë bashkë që nga viti 2011 dhe kanë dy djem.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore