Film

77 vjet që nga atentati i madh me bombë ndaj Hitlerit


Më 20 korrik, 1944, Hitleri i shpëtoi një prej atentateve më të rrezikshme me bombë të kurdisur në një valixhe.

Zyrtarë të lartë të Gjermanisë naziste kishin vendosur që Hitleri duhet të vdesë. Lufta e Dytë Botërore ishte bërë luftë vetëvrasëse në mes dy fronteve, dhe heqja qafesh e Hitlerit ishte e vetmja zgjidhje e paramendueshme.

Pas vrasjes ishte planifikuar të ndodhte një grushtshtet dhe të instalohej një qeveri e re në Berlin për të shpëtuar Gjermaninë nga shkatërrimi që do i vinte së shpejti nga Aleatët.

Koloneli gjerman Claus von Stauffenberg që ishte edhe shef i rezervave ushtarake kishte marrë përsipër për vendosjen e bombës në një valixhe brenda konferencës naziste që do të mbahej në Brechtesgadn, por u zhvendos në Rastenburg.

Ai bombën e vendosi nën tavolinë, dhe iku shpejtë ka mbledhja.

Hitleri po shikonte hartën e Frontit Lindor dhe për t’ia ndihmuar pamjen sa më mirë koloneli Heinz Brandt e zhvendosi valixhen e bombës në një kënd të dhomës, veprim ky që do ti shpëtonte jetën Hitlerit pasi bomba të detonohej.

Në ora 12:32 pasdite bomba shpërtheu. Kur u shpërbë tymi, u pa që Hitleri ishte lënduar, dhe edhe vuajti një paralizim në njërin krah – por ishte mëse i gjallë e mirë. Aq mirë sa që edhe mbajti një takim në mbrëmje me Benito Mussolinin.

I sigurt se Hitleri do të kishte vdekur, njeriu që kishte vendosur bombën, Stauffenbergi po udhëtonte për në Berlin për të vazhduar ta jetësonte Operacionin e famshëm Valkyrie, përmbysjen e qeverisë qëndrore në Berlin.

Në Berlin, Stauffenbergu me bashkë-konspiruesin e tij gjeneralin Olbricht arrestuan komandantin e ushtrisë së rezervistëve, gjeneralin Fromm, dhe filluan punën e ngutshme të arrestimit të figurave të mëdha të tjera.

Por lajmi i hidhur erdhi nga figura famëkeqe naziste Herman Goering, se Hitleri ishte gjallë.

Menjëherë atë ditë u pushkatuan dy konspiratorët, dhe puqi dështoi. Operacioni i famshëm Valkyrie ishte një prej përpjekjeve më të famshme për të hequr qafe nazistët e etur për gjak.

Sapo Hitleri kuptoi shkallën e komplotit ai filloi likuidimin sistematik të armiqve të tij. Më shumë se 7,000 gjermanë do të arrestoheshin (përfshirë pastorin Dietrich Bonhoeffer), dhe deri në 5,000 njerëz do të përfundonin të vdekur – ose të ekzekutuar ose si vetëvrasje.

Hitleri, Himmleri dhe Goeringu morën kontroll edhe më të fortë mbi Gjermaninë dhe makinerinë e saj të luftës. Hitleri u bind se fati e kishte kursyer atë .

“Unë e konsideroj këtë si një konfirmim të detyrës që më ka caktuar Providenca” – dhe se “asgjë nuk do të më ndodhë. Kauza e madhe që unë i shërbej do të sjellë rreziqet si kjo e tashmja. Gjithçka mund të çohet në një fund të mirë”, tha Hitleri pas shpëtimit të atentatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore