Lajme

77 vjet nga bombardimi bërthamor i Japonisë


Ilustrim

Lufta e Dytë Botërore shënoi rastin e parë dhe të fundit deri më tash, në përdorimin e armëve bërthamore kurse Japonia mbetet viktima e vetme nga sulme të tilla.

Mëngjesin e 9 gushtit të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bombën e dytë bërthamore mbi qytetin e Nagasakit në Japoni, vetëm 3 ditë pasi bombarduan qytetin e Hiroshimës më 6 gusht të po atij viti.

Ky vendim kishte ardhur si pasojë e refuzimit të Japonisë për të pranuar dorëzimin “pa kushte” siç parashihej me “Deklaratën e Potsdamit” e lëshuar nga ShBA-të, Britania e Madhe dhe Kina më 26 korrik 1945.

Bashkimi Sovjetik nuk ishte i përfshirë në këtë deklaratë pasi ishte ende neutral në luftën kundër Japonisë. Më pas, bazuar në një marrëveshje të shkurtit në “Konferencën e Jaltës”, diktatori sovjetik Joseph Stalin, shfuqizoi në mënyrë të njëanshme “Paktin e Neutralitetit Sovjetiko-Japonez” të vitit 1941 dhe i shpalli luftë Japonisë duke pushtuar Mançurinë.

Në deklartë thuhej se nëse Japonia refuzon të dorëzoj armët ajo do të përballej me “shkatërrim të menjëhershëm dhe të plotë”.

Madje, presidenti amerikan Harry Truman kishte dhënë një mesazh të qartë për udhëheqësit japonez.

“Prisni shiun e rrënimit nga qielli, atë të cilën nuk e keni parë kurrë në këtë tokë”, kishte thënë ai.

Ilustrim

Një javë pas “Konferencës së Potsdamit”, Trumani i kishtë thënë Stalinit, se ata tani zotëronin “një armë speciale të shkatërrimit masiv”, – ai nuk kishte specifikuar se “kjo armë e re” do të ishte bomba bërthamore që do të ndryshonte botën përgjithmonë.

Është gati e pamundur të dihet numri i saktë i njerëzve që u zhduken nga faqja e dheut nga bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki. Më shumë se 200,000 njerëz humbën jetën nga këto sulme.

Po ashtu, rreth 100,000 njerëz të tjerë vdiqën më pas nga sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit në javët, muajt dhe dekadat që pasuan.

Lufta e Dytë Botërore përdundoi formalisht me pranimin e “Deklaratës së Potsdamit”, rrjedhimisht me kapitullimin e Japonisë më 2 shtator 1945.

Debati vazhdon ende për vendimin e ShBA-së për të përdorur bombat bërthamore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Mbështetësit argumentojnë se bombat ishin të nevojshme për të shpëtuar jetët amerikane dhe për t’i dhënë fund të shpejtë luftës më vdekjeprurëse në histori.

Nga ana tjetër, kundërshtarët pretendojnë se bombat ishin të panevojshme për të mposhtur një Japoni shumë të dobët.

Shpërthimi i parë bërthamor në botë ndodhi më 16 korrik 1945, si pjesë e “Projektit Manhattan” që kishte për qëllim testimin e bombës bërthamore. Shpërthimi ndodhi në New Mexico, Zona e Bombardimeve Alamogordo, e njohur si “Jornada del Muerto”. Testi u kodua “Trinity”, i frymëzuar nga poezia e John Donne.

Në të njëjtin vit, Albert Einstein i shkroi një letër presidentit Franklin Roosevelt, duke mbështetur teorinë se një reaksion i pakontrolluar bërthamor kishte potencial të madh si bazë për një armë të shkatërrimit në masë.

Hiroshima dhe Nagasaki u bënë qendra shpirtërore të lëvizjes për ndalimin e armëve bërthamore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore