Shqipëria

76 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri


Asnjë vdekje nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 76 raste të reja.

Javët e fundit kanë parë një rënie të rasteve dhe humbjeve të jetëve nga coronavirus-i.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 71 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale janë 29, nga të cilët pesë janë në gjendje të rënduar.

Sakaq, nga 1 mijë e 866 testime, kanë rezultuar 36 raste aktive në Tiranë, gjashtë në Lushnjë, pesë Himarë, Sarandë, katër në Durrës, tre në Fier, Dropull, dy në Kavajë, Skapar, një në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan dhe Prrenjas.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 639 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 487, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore