
Përgjatë tre muajve, nxënës, pedagogë dhe artistë të vegjël do të dhurojnë emocione të veçanta në plot 16 koncerte, në kuadër të 75-vjetorit të Liceut Artistik të Tiranës.
Aktivitetet artistike e çelen siparin në muajin tetor, ndërsa mbrëmjen e 18 nëntorit u mbajt i katërti radhazi.
Me një gamë të gjerë rrymash muzikore dhe me profesionalizmin e pedagogëve të liceut, nxënësit nga klasa e 6 deri tek e 12-ta, do të luajnë vepra të ndryshme artistike.
Ata më të vegjlit, më 2 dhjetor, do t’ua lënë vendin profesionistëve.
E veçanta e këtij koncerti, që u mbajt mbrëmjen e 18 nëntorit, përveç simfonisë dhe disa pjesëve klasike, ishin edhe 2 pjesët e përzgjedhura nga repertori Jazz.
Deri më 20 dhjetor, dyert e Liceut artistik të Tiranës do të qëndrojnë të hapura për të gjithë artdashësit.
/Albanianpost.com