Pajisje

75% e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç përdorin telefonat inteligjentë


75 për qind e fëmijëve nga mosha gjashtë deri në nëntë vjeç përdorin një telefon inteligjent.

Kjo përqindje shkon në 96 për qind në grupmoshën nga dhjetë deri në 13 vjeç.

Një e treta e tyre e bëjnë këtë në autonomi totale, larg vështrimit të prindërve, të cilët përdorin kontrollin prindëror në 36 për qind të rasteve.

E gjitha del në dritë nga një hulumtim i kryer nga Swg për Italian Tech dhe Telefono Azzurro mbi përdorimin e telefonave inteligjentë nga më të rinjtë, duke analizuar zakonet dhe rreziqet e tyre.

Analiza ka zbuluar gjithashtu se tre nga pesë italianë besojnë se telefoni inteligjent është një risi pozitive. Një mjet që në përgjithësi ka përmirësuar jetën.

Ky besim është më i përhapur në mesin e Gjeneratës Z (72%), por që gjen edhe shumicën e të rriturve në pajtim.

Por siç ka dritë, ka edhe hije. Ashtu si ato që kanë të bëjnë me privatësinë dhe rrezikun që përdorimi i pajisjeve të çojë në një rënie të mirëqenies mendore.

Po ashtu fokusimi te “nomofobia”, ose frika e të qenit i shkëputur dhe pa telefonin, do të prekte dy nga pesë italianë me një incidencë më të lartë midis punëtorëve dhe atyre që jetojnë në qytete të mëdha.

Abuzimi me telefonat inteligjentë te të rinjtë ekziston dhe njihet nga të gjitha brezat, duke filluar nga të rriturit.

Të rinjtë e Gjeneratës Z – të lindur midis mesit të viteve 1990 dhe 1910 – janë megjithatë të ndarë në vlerësimin e tyre për fenomenin: 38 për qind e konsiderojnë “një reagim të tepruar ndaj një fenomeni që të rriturit nuk arrijnë ta kuptojnë”.

Dhe thuajse është e njëjta përqindje e atyre që në vend të kësaj raportojnë “abuzimin mes bashkëmoshatarëve të tyre” (39%).

Sipas grupmoshave më të mëdha, alarmi te të rinjtë do të kishte të bënte mbi të gjitha me vështirësinë në shoqërim dhe aftësinë për t’u shprehur e për të debatuar.

Nëse telefoni inteligjent mund të konsiderohet si “kokaina”, duke marrë parasysh krahasimin që përmban qarkorja nga Ministria e Arsimit për shkollat ​​e shoqëruar nga një studim i Senatit mbi efektet e dëmshme të telefonave inteligjentë te të rinjtë, 85 për qind e opinionit publik përgjigjen se problemi ekziston.

Por që është gabim të mendohet se është vetëm për të rinjtë.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore