Shqipëria

“700 milionë euro për drejtësinë në Ballkanin Perëndimor, pa rezultat”


Një raport i Gjykatës Evropiane të Auditorëve (ECA), i publikuar të hënën e 10 janarit, tregon se qindra miliona euro të depozituara nga unioni në vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllimin e vetëm përmirësimin e drejtësisë, nuk po japin rezultat.

Ky raport vë në dukje mungesën e përkushtimit të këtyre shteteve për të trajtuar çdo gjë.

Kjo duke filluar që me korrupsionin e përhapur deri tek instancat më të larta shtetërore, që do t’i ndihmonte ata në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Me një mori problemesh – 27 anëtarët e BE-së kanë zgjatur duart “për të përqafuar” Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën dhe për t’i afruar anëtarësimin.

Në të njëjtën kohë, ndikimi i Kinës dhe Rusisë është rritur në rajonin e paqëndrueshëm.

“Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor nuk ka qenë qartësisht e suksesshme”, tha Juhan Parts, i cili shkroi raportin shumë kritik të ECA-s.

Raporti prej 52 faqesh tregon se sa pak është arritur me 700 milionë euro ndihmë për rinovimin e institucioneve nga viti 2014 në 2020.

Gjithashtu theksohet se më shumë është shpenzuar gjatë dy dekadave të fundit, kur kombet kishin dalë nga sundimi komunist, lufta dhe grindjet e brendshme dhe u joshën për të hedhur bazat e një demokracie perëndimore.

“BE-ja ka shfrytëzuar shumë rrallë mundësinë e pezullimit të ndihmës nëse një përfitues dështon të respektojë parimet bazë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, tha ECA-ja në një deklaratë.

Edhe pse në raport shkruhet se “disa zhvillime pozitive të kohëve të fundit, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, sërish “në një kontekst të vullnetit të pamjaftueshëm politik (mbështetjes së BE-së) ka pasur një ndikim të kufizuar të përgjithshëm në avancimin e rolit themelor të reformave ligjore”.

Problemet kryesore mbeten të lidhura me pavarësinë e gjyqësorit, përqendrimin e pushtetit, ndërhyrjen politike dhe korrupsionin.

Studimi, me kritikat e tij “shpesh therëse”, vjen në një kohë kur vrulli i zgjerimit të BE-së është ndalur.

Perspektiva e anëtarësimit ka qenë një forcë shtytëse e fuqishme për reformat në Ballkan që kur ish-Jugosllavia u shpërbë në luftë në fillim të viteve 1990.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore