Aplikacione

70 milionë përdorues të rinj të “Threads-it” në vetëm 48 orë


Në aplikacionin Threads janë regjistruar 70 milionë përdorues të rinj në më pak se 48 orë, që është dyfishi i 30 milionëve që janë regjistruar në 24 orët e para pas zbulimit të aplikacionit, transmeton CNN.

Pronari i Meta-s, i cili gjithashtu zotëron Threads, Mark Zuckerberg, vlerësoi se i ka kaluar shumë pritshmëritë e tyre, raportoi “The Guardian”.

Ai tha se dëshironte që “mirësia” të ishte fokusi i tërheqjes ndaj aplikacionit, duke përmendur shqetësimet se platforma rivale Twitter, e cila ka më shumë se 250 milionë përdorues, ishte bërë shumë jomiqësore ndaj individëve.

“Qëllimi është të mbetemi miqësor ndërsa zgjerohemi. Mendoj se është e mundur dhe në fund do të jetë çelësi i suksesit tonë. Kjo është një nga arsyet që Twitter nuk u ngrit kurrë aq sa mendoj se duhet të ketë, dhe ne duam ta bëjmë atë ndryshe”, tha ai.

Twitter ka kërcënuar më parë se do të padisë pronarin e Facebook Mark Zuckerberg dhe kompaninë Meta për krijimin e platformës së re.

Twitter-i ‘kërcënon’ Threads me veprime ligjore

“Ne kërkojmë që Meta të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të ndaluar përdorimin e ndonjë prej sekreteve tregtare të Twitter ose informacione të tjera tepër konfidenciale”, tha Twitter.

Pronari i Twitter, Elon Musk, më herët, me rastin e zbulimit të Threads, shkroi në Twitter se “konkurrenca është mirë, mashtrimi nuk është”.

Ngjashëm me Twitter-in, ky aplikacion i ri gjithashtu përmban postime të shkurtra me tekst që përdoruesit mund t’i pëlqejnë, ndajnë dhe u përgjigjen, megjithëse përdorin emra të ndryshëm, kështu që përgjigjet për tweet-et quhen tani “përgjigje ndaj postimeve” dhe tweet-et quhen “threads”.

Postimet mund të jenë deri në 500 karaktere dhe përfshijnë lidhje, foto dhe video deri në pesë minuta, sipas postimit në blogun e Meta.

Dallimi i vetëm kryesor nga Twitter është se Threads nuk përfshin aftësitë e mesazheve direkte.

Produkti i ri i Meta-s u zbulua në një kohë kur pronësia kaotike e Musk në Twitter ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e rrjetit social.

A mund të bëhet Threads kanali kryesor i komunikimit për të famshëm, kompani dhe politikanë?

“Do të marrë pak kohë, por mendoj se duhet të ketë një aplikacion publik chat me mbi një miliard njerëz. Twitter kishte një mundësi për ta bërë këtë, por nuk ishte i suksesshëm në këtë. Shpresojmë kështu”, shkroi Zuckerberg në një postim në Threads.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore