
Ka shumë mistere që rrethojnë jetën e izoluar të Bruno Schröder.
Inxhinieri 88-vjeçar i minierave ndërroi jetë duke lënë pas 70 mijë libra të grumbulluar gjatë viteve në shtëpinë e tij në Mettingen.
Ndoshta mund të jetë biblioteka private më e madhe në të gjithë Gjermaninë. Ama është një bibliotekë që rrezikon të humbasë.
Fundja, të gjitha pasionet e mëdha një ditë mund të zhduken në terr.
Askush nuk di shumë për të. E veja, e shtruar në një institucion për të moshuarit, nuk ka forcë të tregojë asgjë. Nuk ka as fëmijë.
Lajmet aty-këtu ndërtojnë imazhin e një njeriu të turpshëm, që nuk u interesua kurrë të flasë për titujt që porosiste nga libraria lokale me një ritëm të paepur javor.
Por pronarit të asaj librarie nuk mund t’i shpëtonte fakti se i vetmi zhanër i refuzuar nga klienti i tij ishte “letërsia rozë”.
Nga ana tjetër, fotografitë e brendshme të vilës Mettingen janë mbresëlënëse. Gjithçka është e organizuar për të akomoduar sa më shumë libra.
Ka vëllime edhe përgjatë tavanit të papafingos të katit të fundit. Po ashtu rrobat vendosen në hapësira të ngushta midis rafteve.
Paçka se ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore, Schröder nuk donte kurrë të shtrohej në spital dhe kështu u detyrua të braktiste thesarin e tij.
Por do të jetë shumë e vështirë që një trashëgimi e tillë të mbijetojë.
Tregu i dorës së dytë është i ngopur, bamirësitë nuk kanë forcë të mjaftueshme. E vetmja shpresë është që ndonjë institucion të ndërmarrë masa, edhe për të bërë homazhe për këtë hero të kohës sonë.
Librat e tij duhet të mbeten aty ku janë përgjithmonë, të disponueshme për të gjithë.
Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ken Follett mbi të kuptuarit e së tashmes përmes historisë
-
Lil’ Kim pretendon se porositë paraprake për librin e saj “The Queen Bee” po “kapërcejnë Biblën”
-
Pink do të dhurojë 2 mijë libra të ndaluar rreth racës dhe seksualitetit në koncertet e ardhshme në Florida
-
Ismail Kadare për Corriere: Fuqia e informacionit dhe lidhja me totalitarizmin e kulturën
Lajmet kryesore
-
75 vjet Deklaratë Universale, por jo globale
-
Reshje shiu dhe dëbore në Shqipëri, Balla apel qytetarëve: Qarkulloni me kujdes
-
Përplasen dy trena të linjës Bologna-Rimini, të paktën 17 të plagosur
-
LV-ja qorton 23 komunat që s’e përkrahën faljen e tatimit në pronë: Është një mundësi e humbur nga komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK