Lajme

7 qytete në garë për organizimin e Eurovision 2023


Eurovision 2023 u zyrtarizua javë më parë se do të mbahej në Britaninë e Madhe, pavarësisht fitoren e Ukrainës në Torino 2022.

Për shkak të luftës në Ukrainë, nga organizatorët u pa si e pamundur që festivali vjetor të mbahej në Kiev apo në një qytet tjetër ukrainas.

Për shkak se këngëtari britanik, Sam Ryder, u radhit i dytë në Torino, u pa e përshtatshme që pikërisht aty të zhvendosej festivali më i madh muzikor i kontinentit të vjetër.

Mirëpo, tjetër “hall”, është përzgjedhja e qytetit dhe kandidaturat, janë shtatë.

Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield, janë vendet e mundshme.

Interesin e shprehen 20 qytete, mes të cilëve edhe Belfasti apo Londra, por ato nuk arritën të kualifikohen më tej në garë.

Kriteret në të cilat përzgjedhja është bazuar, kanë qenë besueshmëria se qyteti i ka kapacitetet dhe eksperiencën për të pritur një ngjarje të të tilla përmasave, si edhe kompleksiteti i  gjithë organizimit.

Ekspereincat e shkuara nga këto qytete, kanë qenë ndër kërkesat më të zakonshme ndaj bashkive aplikante.

Teksa, duhet theksuar se të gjithë kandidaturat, janë qendra sociale dhe kulturore të përmasave shumë të mëdha.

Sipas ekspertëve, Liverpool-i, i cili njihet edhe si djepi i kulturës muzikore britanike, me legjendat e “The Beatles” të lindur aty, pritet të jetë favorit.

Por, fjala e fundit, nuk është e thënë ende.

Ndërsa, fituesit e Kalush Orchestra, pavarësisht se ngjarja nuk do të zhvillohet në vendin e tyre të lindjes, pritet të jenë të ftuar në natën finale të spektaklit.

Maji i vitit 2023, është muaji i përcaktuar, me gjasë të lartë se fundjava e dytë e apo e tretë e tij, do të presë Eurovision 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore