Lajme

7 milionë euro mashtrim qytetarëve gjermanë përmes Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuar


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim – me vlerë rreth 7 milionë Euro – të shtetasve gjermanë përmes call center-ave.

SPAK kërkoi dënimin me nëntë vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal.

Për Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kërkohet dënimi me tetë vjet e gjashtë muaj.

Gjithashtu pretenca u dha edhe për 11 të akuzuarit e tjerë ku u kërkuar shërbim prove.

Pretenca e SPAK parashikon përllogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Organi i akuzës ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes të cilave shumën prej 588 mijë Euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë Lekë në emër të Xhulian Xhafës.

Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasmit në Kosovë.

Sekuestro preventive është vendosur edhe për nëntë apartamente, tre garazhde, dy ndërtesa dhe pesë sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore