Mbi 7 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.
“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërkohë që në Fushë-Kosovë, gjithashtu në një bankë, ishin deponuar 364 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Te-Rrethi, Fushë-Kosovë, 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”.
Më 29 nëntor, gjashtë persona ishin arrestuar të mërkurën nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilët dyshoheshin për falsifikim të parasë, tre prej të cilëve janë shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut.
Lajmi ishte bërë i ditur nga Prokuroria, ku thuhet se të njëjtit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara.
“Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 euro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë telefona celularë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Të njëjtit ishin dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë në Prishtinë, stafi ekzaminoi më shumë se 30 mijë monedha të falsifikuara 2 euro në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 4 mijë e 451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas agjencive ligjzbatuese, numri i monedhave false 2 euro në qarkullim ka shënuar një rritje masive gjatë vitit 2023.
Institucionet financiare evropiane ndajnë disa këshilla se si mund të identifikohen paratë false.
Një prej metodave është prekja e monedhës, pasi monedhat false zakonisht janë më të vrazhda.
Po ashtu, mund të identifikohen devijime, shkronja dhe simbole në mospërputhje me origjinalin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
-
Abdixhiku: Zhegrova është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit