Lajme

7 dhjetor 1941: Sulmi në Pearl Harbor vrau mbi 2 mijë amerikanë, SHBA-të futen në Luftën e Dytë Botërore


Sulmi mbi Pearl Harbor

E diela e 7 dhjetorit të vitit 1941, supozohej të ishte një ditë pushimi për ushtarët në bazën detare Pearl Harbor të Hawaii’it në ishullin Oahu. Por në orën 07:55 të mëngjesit, avionët luftarakë japonezë sulmuan flotën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dje, 7 dhjetor 1941, një datë që do të jetojë në poshtërsi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u sulmuan papritmas dhe qëllimisht nga forcat detare dhe ajrore të Perandorisë së Japonisë”, pati deklaruar Presidenti Franklin Delano Roosevelt pas sulmit.

“Pavarësisht se sa kohë mund të na duhet për të kapërcyer këtë pushtim të paramenduar, populli amerikan me fuqinë e tij të drejtë do të triumfojë deri në fitoren absolute”.

Sulmi i papritur në Hawaii – territor i SHBA-ve – mund të ketë befasuar shumë njerëz, por japonezët e kishin planifikuar operacionin për muaj të tërë. Sulmi ishte vetëm “maja e shtizës” së një ofensive shumë më të gjerë dhe ambicioze përtej Oqeanit Paqësor.

The USS Arizona Memorial, Pearl Harbor

Kështu, më 26 nëntor tëvitit 1941, 31 anije luftarake që mbanin avionë luftarakë dhe bombardues nga Japonia, u futën në Paqësorin e Veriut.

Piloti që drejtonte një aeroplan të vogël japonez kishte thënë shkurt përmes radios: “Pearl Harbor po fle”.

Më 7 dhjetor, reth 350 avionë ishin nisur drejt Pearl Harbor. Bombarduesit japonezë hodhën mjete shpërthyese në anijet luftarake amerikane, ndërsa avionët luftarakë shënjestruan aeroplanët amerikanë në tokë, në mënyrë që ata të mos mund të luftonin.

Pas të dy sulmeve, rreth 9 anije detare të SHBA-së u fundosën dhe u shkatërruan rreth 188 avionë të tjerë.

Në total, mbi 2 mijë persona u vranë, mbi 1 mijë u plagosën.

Gjithashtu, rreth gjashtëdhjetë e tetë civilë humbën jetën në sulmin që zgjati më pak se dy orë.

Një ditë pas sulmit, SHBA-të i shpallën luftë Japonisë, duke hyrë zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore.

Në gati katër vitet që pasuan, flota e SHBA-së fundosi të gjitha aeroplanmbajtëset japoneze dhe luftanijet që morën pjesë në sulmin e Pearl Harbor.

SHBA-të dhe aleatët e saj – Britania, Franca dhe Rusia, mes vendeve të tjera – përfundimisht fituan luftën, duke mundur Japoninë dhe aleatët e saj, Gjermaninë naziste dhe Italinë fashiste.

Sot turistët mund të vizitojnë Monumentin Kombëtar të Pearl Harbor, i ndërtuar mbi rrënojat e U.S. Arizona, një nga tetë anijet luftarake të sulmuara dhe të dëmtuara gjatë luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore