Të paktën 60 persona mendohet se mund të kenë mbetur të vrarë gjatë sulmeve ruse në fshatin ukrainas Bilohorovika, në rajonin e Luhanskut.
Njerëzit e fshatit mendohet se ishin fshehur në një shkollë për t’u strehuar pikërisht nga granatimet ruse, por ky vendim ka rezultuar fatal për ta, pasi forcat e Moskës goditën pikërisht në objektin e edukimit.
Lajmin mbi numrin e viktimave e ka bërë të ditur paraprakisht Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, por shifrat ende mbetet të pavërtetuara plotërisht.
Sipas fjalës së Gaidait, rreth 90 persona kanë qenë të strehuar në objekt dhe pas arkëtimeve ruse, godinën e ka përfshirë një zjarr i madh. Prej ndërtesës janë nxjerrë 30 persona të gjallë, me dëmtime të lehta.
Mbi fatin e të tjerëve ende nuk dihet asgjë, por duke qenë se flakët e kanë pushtuar shkollën për mbi katër orë, paramendohet se ata nuk kanë pasur shans mbijetese.
Ishin forcat zjarrfikëse, ato të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, por lufta ka qenë e vështirë për shkak të përmasave.
Të gjetur deri tani janë trupat e dy njerëzve. Forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet në gërmadha.
Një shpërthim tjetër ka ndodhur edhe në fshatin Shypilovo të Luhanskut, ku një shtëpi është goditur dhe 11 njerëz kanë mbetur nën rrënoja sipas Gaidait.
Mbi fatin e tyre ende nuk dihet asgjë, pasi po punohet për të gjetur trupat e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Aksionet e Boeing rriten pas marrëveshjes paraprake që mund të shmangë grevën
-
“Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner
-
“Unë jam policia, unë jam ushtria”: Sundimi i kolonëve të listës së zezë në Bregun Perëndimor
-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit