Lajme

60 mijë qytetarë vdiqën prej COVID brenda muajit në Kinë


Pandemia e COVID-19, e cila për pjesën më të madhe të botës në mos është shteruar, e ka ulur numrin e fataliteteve ndjeshëm, në Kinë po kthehet në problemin më madhor, që Qeveria ka.

Më shumë se 60 mijë qytetarë, kanë gjetur vdekjen prej virusit, që prej heqjes së masave, në kuadër të politikës zero-COVID, të cilën Pekini e kishte ndërmarrë prej fillimit të pandemisë.

Shumica e vdekjeve, janë të lidhura me problematikat e sistemit të frymëmarrjes, siç kanë deklaruar edhe vetë zyrtarët kinezë të shëndetësisë dhe mbi 90% e gjithë viktimave, kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Një skenar ky, i cili prej kohësh është i parë në Evropë dhe Amerikë, por të cilin Kina nuk e kishte përjetuar krejtësisht, falë masave të mëdha shtrënguese.

Megjithatë, mungesa e imunizimit të popullatës kundrejt vetë virusit, është shqetësim real tashmë, me gjithë variacionit që ai ka shfaqur përgjatë kursit tre-vjeçar të jetëgjatësisë së tij.

Akuza nga ana tjetër, ka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si edhe SHBA-të, se Pekini zyrtar nuk po i reflekton si duhet shifrat dhe po i ul ato, me qëllim fshehjen e situatës reale.

Një sërë masash janë marrë nga vendet perëndimore mbi këtë kuadër, ku kërkesa për teste të vlefshme brenda 48 orësh, sa i përket udhëtarëve nga Kina, janë vendosur në gjithë pikat aeroportuale dhe doganore.

Nga ana tjetër, sipas disa raportimeve të pavarura, vetëm më 12 janar, rreth 477 mijë persona, të cilët kishin temperaturë të lartë, u janë drejtuar spitaleve në gjithë Kinën.

Ndërsa, në tërësi, në këtë datë, në gjithë Kinën, 1.27 milionë pacientë me COVID-19 ndodheshin të shtruar në spitale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore