
Afganistani vijon të mos gjejë qetësi edhe më shumë se gjysmë viti pas ardhjes së regjimit taleban në pushtet, ku raportimet e fundit thonë se një bombë ka shpërthyer në qytetin perëndimor të Herat-it, duke lënë të vrarë të paktën gjashtë persona.
Sipas njoftimeve, një fugon ka shpërthyer në ecje e sipër, duke shkaktuar edhe viktimat.
Komandanti i Herat-it, Mawlawi Ansari, ka thënë pas ngjarjes për agjencinë e lajmeve Reuters, se të paktën nëntë persona ishin lënduar. Por, shkaqet e ngjarjes, nuk janë të qarta.
Nga ana tjetër, një zyrtar i shëndetësisë, tha se shpërthimi kishte ndodhur në një mjet të transportit urban.
Gjithsesi, shumë versione të tjera janë kontradiktore për ngjarjen dhe versioni zyrtar mbetet ai i autoriteteve.
Janë një seri sulmesh e shpërthimesh në Afganistan, që prej marrjes së pushtetit nga tabelanët në gusht 2021. Disa janë marrë përsipër nga Shteti Islamik. Të tjerë mbeten të pazbardhur.
Ndërkohë, i gjithë vendi po përballet me një krizë të vërtetë ekonomike, ndërsa Qeveria, po përpiqet të vijojë vendosjen e rregullit në gjithë territorin.
/Albanianpost.com-
Përplasje mes bandash në Meksikë, 11 të vdekur
-
Finalja e UECL, Tirana me protokoll të veçantë si në vizitën e Presidentit Bush dhe Papa Françeskut
-
Finalja e Conference League, në Itali gjejnë problemin e dytë me stadiumin “Air Albania”
-
Osmani me delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar, diskuton për sfidat dhe progresin e Kosovës