Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije miratimin e një granti për Bylisin.
Konsiderohet të jetë granti më i madh për një sit arkeologjik.
Një ditë më parë, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029), 6 milionë euro, qendër vizitorësh, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi.
“Vëmendja dhe përkushtimi i MEKI-t, këtë radhë, u fokusua te Parku Arkeologjik i Bylisit dhe Klosit, në zëmër të Mallakastrës”, ka bërë me dije Gonxhja.
Parku arkeologjik dhe plani i tij i menaxhimit, miratuar zyrtarisht, mbështetet nga projekti “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore”.
Sakaq, të shumta do të jenë aktivitetet e parashikuara në këtë plan menaxhimi në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike, por edhe të nxitjes së ekonomisë lokale në dobi të komunitetit dhe turizmit kulturor.
Plani përfshin vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike si edhe investime në punime civile e rrugë aksesi. Ky plan veprimi i drejtuar nga MEKI dhe institucionet e specializuara të tij, do të mbështetet në partneritetin e financimet e BE-së dhe zbatimin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim (AICS).
Vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA) si dhe të punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ministri i MEKI-t e konsideroi si, një tjetër vendim vizionar të qeverisë shqiptare me prioritet ruajtjen, menaxhimin dhe integrimin e trashëgimisë kulturore.
Bylis, gjithashtu ka potencial të jashtëzakonshëm të kthehet në një promotor të zhvillimit ekonomik të vendit.
Gonxhja ka premtuar ndërkaq se Parku Arkeologjik i Bylis nuk është as i pari dhe s’do të jetë as i fundit.
MEKI po harton planet e menaxhimit për parqet, sitet arkeologjike dhe qendrat historike, në zbatim të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe në funksion të përmbushjes së Objektivave për Zhvillimin e Qëndrueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, dyshimet e para
-
Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së re të PS-së dhe Sekretariatit
-
Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit