Shëndet

6 kategoritë ushqimore që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare


Konsumimi i pamjaftueshëm i gjashtë kategorive ushqimore – frutave, perimeve, arrave, bishtajoreve, peshkut dhe produkteve të qumështit – duket se shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në to përfshihet edhe sulmi në zemër dhe goditjet në tru.

Studiuesit kanë nxjerrë një rezultat të dietës së shëndetshme, me bazë nga studimi i madh i grupit Prospective Urban Rural Epidemiology (Pure), i cili rekomandon çdo ditë 2-3 porcione frutash, 2-3 racione perime, 1 grusht arra dhe 2 racione produkte qumështi.

Dhe çdo javë 3-4 porcione bishtajore dhe 2-3 porcione peshk.

Ata më pas e aplikuan këtë rezultat në pesë studime të tjera që përfshinin gjithsej 245 mijë njerëz në 80 vende.

Rezultatet treguan se ata që konsumonin një sasi më të madhe frutash, perimesh, arra, bishtajore dhe një sasi të moderuar të peshkut dhe produkteve të qumështit do të kishin një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.

Në mënyrë të veçantë, njerëzit me një rezultat Pure 20 për qind më të lartë kishin një rrezik 6 për qind më të ulët të ngjarjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 8 për qind më të ulët të vdekjes gjatë të njëjtës periudhë.

Lidhje të ngjashme u gjetën me përfshirjen e 1 porcioni në ditë të drithërave të plota dhe 1 porcionit në ditë të mishit të papërpunuar .

Sipas studiuesve, çelësi i një diete të shëndetshme ka të ngjarë të përfshijë disa ushqime në moderim në vend që të kufizojë marrjen tuaj në një numër të caktuar kategorish ushqimore.

“Është e drejtë të theksojmë vlerën e shumëllojshmërisë së ushqimit: është e vetmja variabël që garanton furnizimin me lëndë ushqyese që tashmë i dimë, por edhe me lëndë ushqyese të mundshme të dobishme që nuk i dimë ende”, sipas Stefano Erzegovesi, nutricionist.

“Studimi nuk fokusohet në konceptin e ‘reduktoni ushqimet që janë të këqija për ju’, por inkurajon një qasje si të rrisni ato që janë të mira”.

Rezultati i dietës së pastër të shëndetshme përfshin ushqime – fruta, perime, bishtajore, arra dhe peshk – që tashmë janë pjesë e rezultateve të tjera diete të përdorura për të hetuar marrëdhënien e shëndetit të zemrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore