Shqipëria

55 raste të reja dhe sërish asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 55 raste të reja.

Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga coronavirus-i kanë parë rënie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 47 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale janë 14, nga të cilët dy janë në gjendje të rënduar.

Sakaq, nga 904 testime, kanë rezultuar 18 raste aktive në Tiranë, gjashtë në Gjirokastër, nga katë qytetarë në Gramsh, Vlorë, Lushnje, Fier, tre në Sarandë, nga dy qytetarë në Lezhë, Durrës, nga një qytetar në Kuçovë, Devoll, Korçë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Vorë dhe Shkodër..

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 461 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 492, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore