Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit, organet e rendit me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog
-
Prurjet nga remitancat arritën vlerën 268 milionë euro, sipas BSH-së
-
Britania e Madhe ndalon të gjitha fluturimet me Iranin ndërsa aleatët rritin sanksionet
-
Muslija pranon fajin pas përjashtimit nga Kosova: Kam bërë gabim, marr përgjegjësinë