Lajme

50 mijë pjesë koleksioni mbi Sherlock Holmes…në Empoli?!


Gabriele Mazzoni ishte mjek në jetën e tij aktive profesionale, derisa u pensionua kur plotësoi moshën e daljes nga tregu i punës.

Por, jetën e tij, ai kurrsesi nuk dëshiron ta mbyllë me atë kapitull, sepse një pasion i madh e ka kthyer në personazh kryesor të një rrëfimi të pazakontë.

Gabriele Mazzoni, koleksionist i Sherlock Holmes

Me 50 mijë pjesë autentike, Mazzoni është koleksionisti më i madh i artikujve të lidhur me hetuesin më të famshëm në botë, Sherlock Holmes.

Libra, revista, filma, statuja, objekte, ai ka gjithçka që lidhet me personazhin e krijuar mjeshtërisht nga Arthur Conan Doyle.

Pjesë nga koleksioni i Gabriele Mazzonit

“Pasioni im filloi kur isha i vogël, rreth 7 vjeç. Fillimisht shihja serialin mbi personazhin. Ishte anglisht dhe bardhezi. E jepte Rai në vitin 1962”, thotë ai i përmalluar për atë kohë.

Për mjekun, hetuesi britanik është një personazh, i cili tejkalon çdo lloj arti. Që nga muzika, kinematografia, letërsia, Sherlock Holmes i prek të gjitha.

Për të, gjithsesi, nuk është thjesht çështje koleksionimi, por edhe prejardhjeje.

Pjesë nga koleksioni i Gabriele Mazzonit

Mazzoni i përzgjedh me shumë kujdes pjesët e koleksionit që blen. Ai shikon me imtësi autorin e tyre, historikun dhe vlerën që mund ketë pjesë.

Ndër thesaret më të çmuara, janë volumet e Holmes, të shkruara në 70 gjuhë të ndryshme të botës.

Volume të ndryshme të Sherlock Holmes

Nëse më parë, për të, gjithçka ka qenë një pasion për atë pak kohë të lirë që i gjendej gjatë përditshmërisë si mjek, sot ky pasion ka marrë efekt me kohë të plotë në jetën e Mazzonit.

Një mjek, me shije shumë pasionante për detektivin më të famshëm në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore