Lajme

50% e studentëve në Belgjikë mezi përballojnë ushqimin


Shumica e studentëve në Bruksel kanë vështirësi të paguajnë për vaktet ushqimore.

Kështu ka rezultuar nga një sondazh i Universitetit frëngjishtfolës të Brukselit (ULB).

Sakaq, sondazhi është kryer pas një refuzimi të Asamblesë Kombëtare në Francë për të vazhduar lejimin e studentëve për të ngrënë drekë vetëm për një euro.

Federata e Studentëve Frankofone (FEF) ka treguar se jeta studentore në Federatën Wallonia-Bruksel është e kushtueshme për 90 për qind të studentëve.

Ndonëse në disa kafeteri në universitetet e Brukselit çmimet e ushqimeve mbeten mbi pesë euro, shumë të tjera po përpiqen t’i ndihmojnë këta studentë që kanë vështirësi për të përballuar ushqimin duke ofruar çmime më të ulëta.

Ndaj dhe Këshilli Social i Shkollës në IHECS Haute École në Bruksel ka prezantuar sanduiça për dy euro, duke mbuluar vetë diferencën e kostos.

Po ashtu në kampusin Alma të UCL në Bruksel, studentët mund të shijojnë një vakt të nxehtë për vetëm 3,60 euro, që është ende shumë e shtrenjtë për disa.

ULB ka vendosur njëherazi përkohësisht çmimin për të gjitha vaktet në dy euro.

ULB ka tre kampuse, dy lokacione në Bruksel dhe dy kampuse në Charlero, ku më shumë se një e treta e studentëve dhe studiuesve vijnë nga jashtë, dhe ka gjithsej 140 kombësi të ndryshme.

Si rezultat i qasjes pozitive, ULB ka 450 partneritete aktive me disa nga universitetet më të mëdha në botë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me shumë universitete në jug.

Gjithashtu disponon një arsim të avancuar me 12 fakultete, shkolla dhe institute trajnimi në të gjitha disiplinat dhe thuajse 40 programe të ndryshme Bachelor, 150 programe Master, pesë programe të përbashkëta Master Erasmus Mundus dhe më shumë se 65 kurse të specializuara Master.

Më shumë se 3 mijë e 600 studiues dhe dy mijë doktorantë të shpërndarë në 200 qendra kërkimore dhe nëntë institucione ndërdisiplinore japin një kontribut të jashtëzakonshëm në rritjen e njohurive në ULB dhe promovimin e ekspertizës.

Nga viti 2016 deri në vitin 2023, numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë në Belgjikë është rritur.

Çka tregon se në vitin akademik 2016/17 në arsimin e lartë janë regjistruar pothuajse 237 mijë studentë, ndërsa në vitin 2022/23 numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë në Belgjikë është rritur në afro 279 mijë.

Po ashtu është vërejtur një rritje nga viti në vit në numrin e studentëve të regjistruar në arsimin universitar në Flanders nga viti 2016 e deri më tani.

Në vitin akademik 2020/21, Universitetet e Flanders kishin pak më shumë se 129 mijë studentë të regjistruar, ndërsa në vitin 2022/23, kjo shifër ishte rritur në pothuajse 135 mijë studentë në total.

Marrë nga “SchengenVisaInfo.com”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore