Lajme

50% e qirave dhe 50% e pagave do të subvencionohen nga Ministria e Financave


Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka njoftuar se Ministria e Financave ka marrë vendim që të subvencionojë 50% të pagës së punëtorëve dhe 50% të shpenzimeve të qirasë për sektorët më të prekur nga pandemia.

Rukiqi tha se ky vendim u mor në një takim me ministrin Hekuran Murati, të cilin e konsideroi shumë përmbajtjesor ka deklaruar ai në profilin e tij në rrjetin social facebook.

“U dakorduam, që për sektorët e ndikuar direkt nga masat e fundit të: Subvencionohet 50% e pagave të punëtorëve; Subvencionohet 50% e shpenzimeve të qirasë”, ka shkruar ai.

Mjetet financiare do të ndahen në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.

“Gjithashtu do të ndërmerren veprime shtesë për përkrahje të sektorëve me specifika të veçanta, përfshirë sektorin e transportit, pas diskutimeve qe do të zhvillohen me këta sektorë. Falënderojmë Ministrin Murati për veprimin e shpejtë, në lehtësimin e gjendjes jo të lehtë të sektorëve të ndikuar nga masat e fundit kufizuese” pa treguar se cilët janë sektorët që do të përfitojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore