Kosova

5 mijë policë e kanë paditur shtetin, qeveria u detyrohet 40 milionë euro


Zyrtarë Policorë të Policisë së Kosovës

Rreth 5 mijë zyrtarë të Policisë së Kosovës e kanë paditur shtetin për mos pagesë të shujtës së ushqimit, pagës së 13të dhe pagës jubilare.

Avikati Kastriot Feka, i angazhuar nga sindikata e Policisë për të përfaqësuar policët në këto lëndë tregon se ka shumë të drejta të cilat u mohohen policëve të Kosovës, por paditë i kanë ushtruar me vetëm këto tri kërkesa, për të mos i rënduar proceduralisht ato.

Shuma që qeveria ua ka borxh Policëve kap shifrën rreth 40 milion euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore