46 sekonda boksi ndezën flakët e luftës kulturore
Brixhilda Xhuraj
01.08.2024 20:19Ndeshja ishte e diskutueshme edhe para se të fillonte.
Kur Angela Carini e Italisë u përlot pasi u godit vetëm dy herë, një reagim edhe më i madh u bë i pashmangshëm.
Kundërshtarja e saj, algjeriania Imane Khalif, më parë është ndaluar të konkurrojë kundër grave, sepse trupi i saj prodhon nivele të larta të testosteronit.
Pas përleshjes, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, foli për këtë rast, duke vënë në pikëpyetje vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të lejuar atleten algjeriane të garonte.
“Nga këndvështrimi im, kjo nuk ishte një garë e barabartë”, u tha Meloni gazetarëve të enjten.
“Mendoj se atletët që kanë karakteristika gjenetike mashkullore nuk duhet të marrin pjesë në garat e femrave. Jo sepse duam të diskriminojmë këdo, por për të mbrojtur të drejtat e sportisteve për të garuar në kushte të barabarta”.
Carini u tërhoq pas grushtit të dytë të Khalifit për shkak të dhimbjes së fortë në hundë.
Pasi folësi shpalli fitoren e Khalifit, Carini refuzoi të shtrëngonte duart me rivalen e saj.
Në pikëllimin e saj, ajo ra përtokë në skenë dhe filloi të qajë.
Fotot e saj filluan të qarkullojnë në mediat sociale.
“Ne jemi të gjithë me ju”, shkroi kombëtarja italiane në X.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini e quajti atë një “skenë vërtet jo-olimpike”.
“Turp për burokratët që lejuan një ndeshje që padyshim nuk ishte në kushte të barabarta”.
Autorja J.K. Rowling, një kontribuese e rregullt në luftërat e kulturës gjinore i shkroi ekipit organizator: “Jeni një turp, ‘mbrojtja’ është një shaka dhe #Paris24 do të njolloset përgjithmonë nga padrejtësia brutale që i është bërë Carinit”.
Khelif ishte skualifikuar më parë nga Kampionati Botëror i Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit për dështimin e testit të nivelit të testosteronit.
Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi atë të konkurronte në boksin e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Khelif të ketë bërë ndonjë gabim.