Lajme

40 fëmijë nga Shqipëria në kampet siriane të refugjatëve


Të paktën 130 fëmijë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë 40 prej tyre nga Shqipëria, janë ende duke qëndruar në kampe refugjatësh në Siri. Këto kampe u ngritën pas rënies së Shtetit Islamik (IS), tha të hënën Rrjeti Ballkanik i Raportimit Investigativ (BIRN).

Rrjeti ka mbledhur informacione. Në raporte tregohet se midis 130 fëmijëve që vijnë nga Ballkani Perëndimor, rreth 70 janë shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës. Ata janë nga rastet që shkuan atje prej prindërve e tyre që ishin bashkuar me ISIS.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka informacione se rreth 20 fëmijë janë duke pritur në kampet e refugjatëve për riatdhesim. Ndërsa Mali i Zi ka informacione për dy fëmijë malazezë që ndodhen në një situatë të ngjashme.

Rrjeti gjithashtu vlerësoi se ka të paktën 20 shtetas serbë të lidhur me ISIS aktualisht në kampet e refugjatëve sirianë pavarësisht se një informacioni i tillë nuk vihet në dispozicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore