Sport

4 skuadrat shqiptare mësojnë rivalët në raundin e parë kualifikues të Champions League


Katër skuadrat shqiptare, përkatësisht Egnatia, kampione e Shqipërisë, Ballkani, kampion i Kosovës, Struga, kampione e Maqedonisë së Veriut, dhe Decic, kampion në Mal të Zi, kanë mësuar rivalët në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League 2024-25.

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League 2024-25.

Faza kualifikuese dhe play off-et ndjekin sistemin e eliminimit, ku çdo skuadër luan me çdo kundërshtar dy herë, në ndeshjet në shtëpi dhe jashtë.

Shorti për skuadrat shqiptare

Struga ishte skuadra e parë shqiptare që u nxorr nga shorti dhe fati nuk ishte me ta teksa goglat i vunë përballë kampionit të Sllovakisë, Slovan Bratisllaves.

Më tej, Decic, skuadra nga Tuzi që u shpall kampione për herë të parë në Malin e Zi sezonin e fundit, u vendos të përballet me ekipin kampion nga Uellsi të The New Saints.

Egnatia do të duhet të bëjë një udhëtim ballkanik në këtë fazë të turneut, pasi goglat e vendosën përballë skuadrës nga Bosnje-Hercegovina të Borac Banja Luka.

Ballkani do të ketë përballë skuadrën kampione të Andorrës, UE Santa Coloma.

Përballjet:

Slovan Bratislava – Struga;

UE Santa Coloma – Ballkani;

Borac Banja Luka – Egnatia;

New Saints – Decic.

Datat e kualifikueseve të Champions League:

18 qershor – Shorti i raundit të parë kualifikues

19 qershor – Shorti i raundit të dytë kualifikues

9/10 korrik – Ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues

16/17 korrik – Ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues

22 korrik – Shorti i raundit të tretë kualifikues

23/24 korrik – Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues

30/31 korrik – Ndeshjet e dyta kualifikuese të raundit të dytë

5 gusht – Shorti i raundit të Play-off

6/7 gusht – Ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues

13 gusht – Ndeshjet e dyta të raundit të tretë kualifikues

20/21 gusht – Ndeshjet e para të raundit të play-off-it

27/28 gusht – Ndeshjet e dyta të play-off-it

29 gusht – Shorti i fazës së Ligës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore