Kosova

4 shtetas kosovarë arrestohen në Zvicër – po tentonin t’i kontrabandonin 116 kg marihuanë


Marihuana e konfiskuar nga policia zvicerane

Dy vëllezër kosovarë dhe dy persona tjerë janë arrestuar në qytetin Aargau të Zvicrës, pasi po tentonin të kontrabandonin 116 kilogramë marihuanë me vlerë mbi një milionë franga.

Sipas mediumit zviceran Aargauer Zeitung, në kantonin Vaud, doganierët më kishin ndaluar një autobus udhëtarësh dhe një makinë shoqëruese që kishin kaluar kufirin zviceran disa minuta më parë.

Në rimorkio kishte 116 kilogramë marihuanë të paketuar. Ndërkaq droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë.

Roli i saktë i katër të akuzuarve tani po hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore