Shqipëria

37 të tjerë mbërrijnë, 644 afganë në total në Shqipëri


Një avion tjetër me 37 shtetas afganë ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit, duke e çuar kështu shifrën totale në 644 në një javë.

Ky grup është akomoduar fillimisht në Qytetin Studenti. Ndërkohë, në ditët në vijim, ata do të shoqërohen drejt strukturave hoteliere ku do të qëndrojnë për një periudhë kohe ende të pacaktuar.

Një pjesë e mirë e afganëve janë shoqëruar tashmë në strukturat ku do të vendosen. Kjo, deri në largimin e tyre nga Shqipëria.

Rreth 300 prej tyre, janë zhvendosur nga Qyteti Studenti drejt Lezhës, ku strehohen në një prej hoteleve të zonës.

Pjesa tjetër gjenden në struktura akomodimi në Durrës. Ndërsa, gati, është edhe Berati për t’i pritur ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore