A.M., 32-vjeçari, qё terrorizoi qytetarët me makinё në sheshin “Skënderbej” të dielën, ka dalë sot para gjykatës.
A.M. akuzohet pёr “drejtim mjeti mё gjendje tё dehur” dhe “vrasje e mbetur nё tentativё ndaj njё ose mё shumё personave”.
Gjatё fjalimit tё tij para gjyqtarёve, ai u shpreh para gazetarёve se nuk kishte pёr qёllim tё kryente veprimin, por se kishte humbur kontrollin e mjetit.
“Nuk bëra gjë unë, më doli makina jashtë kontrollit, doja të kthehesha djathtas dhe ajo iku majtas”, thotë ai.
Një mjet thjeu barrierat dhe u fut në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke rrezikuar qytetarët.
Mjeti u fut në zonën ku ndalohen veturat dhe disa persona mbetën të lënduar.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.
Një i ri ndërhyu për të neutralizuar agresorin, derisa mbërriti policia.