Lajme

31% shkalla e informalitetit në Kosovë


Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj

Shkalla e informalitetit në Kosovë mbetet ende e lartë, kjo shkaku i mos fiskalizimit të bizneseve.

Gjatë debatit që u organizua nga dy Odat, ajo Amerikane në Kosovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), e që temë qendrore të diskutimit kishtin “Luftimi i Ekonomisë Joformale: Fiskalizimi në Fokus”, u konstatuan shumë probleme, në veçanti mungesa e fiskalizimit.

I pranishëm në këtë tryezë të diskutimit ishte edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, i cili tregoi shifrat alarmante të ekonomisë informale.

“Në bazë të vlerësimeve, rreth 31 % është shkalla ekonomisë së zezë, ndërsa 28 % shkalla e ekonomisë së hirtë”, tha ai.

“Për që kemi ekonomi informale në vend kemi. Shohim se ka laramani të zbatimit të ligjeve nga ana e bizneseve. Nga fillimi i pandemisë e këndej fatkeqësisht është rritur numri i bizneseve që nuk zbatojnë ligjet në tërësi. Në bazë të të dhënave 36 mijë bizneseve janë të fiskalizuara, Fatkeqësisht nuk e dimë zyrtarisht numrin e bizneseve të pa fiskalizuara”, tha Murtezaj.

Ai ka bërë të ditur se janë shqiptuar 16 mijë gjoba për bizneset jotatimpaguese.

Ndrësa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kërkoi nga ATK që të krijojnë kushte të barabarta në treg për të gjitha bizneset.

Sipas tij, shpesh raportohet “që një numër i madh i bizneseve vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke mos qenë të fiskalizuara”.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se anëtarët e institucionit që drejton kërkojnë vazhdimisht që të trajtohet informaliteti.

“Bizneset e ndershme janë të interesuara që këtë rregull, formalizim, dhe trajtim të barabartë për të gjithë në treg. Nuk mund të luftohet informaliteti vetëm me gjoba dhe ndëshkime, por edhe nxitje të fiskalizimit edhe ne vendet ndërurbane ku funksionojnë bizneset”, tha Rukiqi.

Nga Shoqata e operatorëve të autorizuar për fiskalizim, Valon Jahaj, tha se “në bazë të dhënave nga Ministria e Financave llogaritet se mbi 10 mijë biznese janë të pa fiskalizuara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore