Shqipëria

30 vjet nga eksodi i madh i shqiptarëve


Në 30 vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve Fondacioni Integra Onlus tregon për Albanian Post se po përgatitet të risjellë ekspozitën “IntegrAzione”. Ekspozita është hapur fillimisht për publikun në marsin e vitit 2011, pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë.

Kjo ekspozitë u mor nën mbikëqyrjen e partnereve të shumtë institucionalë, italianë dhe shqiptarë. Në kuadër të 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve, ekspozita do të shoqërohet me një katalog dokumentar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Driterò”.

Projekti i ri i ekspozitës synon, mbi të gjitha, të rinovojë kujtesën, duke i dhënë një dëshmi popullit shqiptar dhe duke i bërë homazhe solidaritetit epik të popullsisë pugliese duke u bazuar në ngjarjen historike të marsit të vitit 1991.

Ekspozita rikujton eksodin e shqiptare, zbarkimin e anijes “Vlora” dhe zbarkimet e anijeve të tjera në brigjet e Puglia-s.

Ekspozita e dokumentarëve “IntegrAzione…”  është realizuar në vitin 2011. Fotografitë shprehëse bardhë e zi të fotoreporterit italian, Vittorio Arcieri, u përuruan në Ambasadën Shqiptare në Romë në 12 mars të vitit 2011.

Po në këtë muaj me rastin e asamblesë së parë të përgithshme të Integra Onlus, u prezantuan dhë në Lecce, pranë manastirit Manastirit të Motrave Benedektine San Giovanni Evangelista, për të udhëtuar më pas në të gjithë Italinë, nga Salento në Torino deri në Celle Ligure , duke marrë pjesë dhe në aktivite si Panairin në Bari (Fiera del Levante  ) apo pranë shumë universiteteve dhe qyteteve të ndryshme në Itali, në bashkëpunim me bashkësi shqiptare në kuadrin e konferencave të shumta prestigjioze lidhur me integrimin.

Ekspozita është përgëzuar  nga institucione të shumta, si nga  Zyra Kombëtare italiane Kundër Diskriminimeve Raciale (UNAR), Këshilli i Ministrave Italianë,  Ministria Shqiptare e Kulturës, nga Institucionit Roma Kryeqytet apo Universiteti i Salentos dhe Universiteti i Barit.

Në 30 vjetorin e eksodit historik të shqiptarëve drejt Italisë, ekspozita synon të të rinovojë dhe pasurojë ekspozitën e mëparshme, e cila ishte zhvilluar në bashkëpunim me fotoreporterin Vittorio Arcieri.

Risia e kësaj  ekspozite dokumentar  synon të krijojë një hapësirë të kushtuar  kujtesës së gjallë nëpërmjet doku-katalogut si instrument reflektimi.

Kjo ekspozitë është një rast për të ringjallur debatin mbi domethënien e 30 viteve për të dy popujt apo sesi kanë ndikuar politikat migratore, si ka evoluar shpirti i mikpritjes edhe nën në dritën e ndryshimeve të fundit të Dekreteve mbi Sigurinë.

Këto ndryshime rindezin debatin mbi rëndësinë e të qenit një vend mikpritës.

Kush ishin shqiptarët 30 vite më parë? Si kanë ndryshuar italianët ndërkohë?

Çfarë i kanë dhuruar njëri tjetrit të dy popujt  për t`u rritur së bashku në këto vite, duke thyer çdo barrierë, përfshirë dhe atë gjeografike,  dukë bërë të mundur bashkimin e dy vendeve në Adriatik?

Ekspozita e re synon të nxisë një reflektim për këto çështje.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore