Muzikë

“30 vjet bukuri kulturore” rikthen në skenë Tunën


Tuna - Artiste

Më në fund skenës po i rikthehet një prej këngëtareve më të komentuara të estradës shqiptare – Tuna.

Fotografi e publikuar nga Tuna në Instagram.

Pas një pauzë të gjatë që prej shtatzënisë me fëmijën e dytë, Tuna, i kishte munguar skenës duke mos lansuar këngë të reja e po ashtu duke mos u shfaqur në mbrëmje muzikore pranë fansave të saj.

Por, pritjes duket t’i ketë ardhur fundi, pasi që këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është, Altuna Sejdi, ka vendosur të rikthehet me një koncert të titulluar “30 vjet bukuri kulturore”, dedikuar 30 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Fotografi e publikuar nga Tuna në Instagram.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ka paralajmëruar se koncerti në fjalë do të transmetohet më 19 shtator në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale si dhe i njëjti është mundësuar nga Qeveria e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Fotografi e publikuar nga Tuna në Instagram.

“Drejtpërdrejt nga Suli Hani! Ndiqni koncertin online në Facebook dhe kanalin YouTube të ‘Avalon Produkcija’ më 19 shtator me fillim në ora 21:00”.

“Eventi është pjesë e projektit “30 vjet bukuri kulturore” në kuadër të jubileut 30 vjet pavarësi, mbështetur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Tuna në Instagram.

Ky koncert shënon rikthimin e saj pas një mungese të gjatë pothuajse tre vjeçare në muzikë, ndërsa kënga e fundit nga Tuna mbetet “Nuk ma do zemra”.

Fotografi e publikuar nga Tuna në Instagram.

Video projekti muzikor “Nuk ma do zemra” ishte publikuar në muajin gusht të vitit 2019 dhe aktualisht numëron 3 milionë e gjysmë klikime në kanalin zyrtar të Tunës në YouTube.

Gjithashtu, Tuna ka zbuluar se do të jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares, Dafina Zeqiri – “Dafinë moj”, teksa të dyja do të vijnë në bashkëpunim me këngën “Sunny Hill”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore