Shqipëria

30-vjeçari përplas motoçikletën, vdes drejtuesi i saj


Një drejtues mjeti ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidentit të ndodhur në Bilisht të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në afërsi të fshatit Cangonj.

Shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia akoma nuk e ka identifikuar viktimën, ndërsa me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore