Muzikë

“30” i Adele – për tri ditë albumi më i shitur i vitit


Akoma pa nisur dita e katërt që kur u publikua albumi “30” i Adele, këngëtarja ka filluar të shënojë sukseset e para, kështu duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021.

“30” – i publikuar me 19 nëntor bazuar në raportet e MRC Data (Billboard) kanë bërë të ditur se ka shitur më shumë se 500 mijë kopje në vetëm tre ditë, duke e tejkaluar albumin tjetër rekord, atë të këngëtares, Taylor Swift – “Evermore”.

Fotografia e albumit “Evermore” të Taylor Swift.

Albumi “Evermore” ishte publikuar një dhjetor të vitit 2020 dhe kishte një nivel të lartë shitjeje gjatë tërë vitit me gjithsej 469 mijë kopje të shitura, rekord të cilin Adele e theu por jo më shumë se tri ditë.

Raporti treditor është gjithashtu mjaft i mirë për javën më të madhe të shitjeve të 2021-shit, duke tejkaluar Taylor Swift’s Red (Taylor’s Version), i cili shiti 369 mijë kopje në javën që përfundon më 19 nëntor.

Kopertina e albumit “30” nga Adele.

Deri më tani, njësitë ekuivalente të albumit “30” – që përfshijnë shitjet tradicionale të albumeve, njësitë ekuivalente të albumit të transmetimit (SEA) dhe njësitë ekuivalente të albumeve (TEA) – janë mbi 575 mijë sosh.

Gjithsesi, bazuar në suksesin e hovshëm të  albumit “30”, me shumë gjasë i njëjti do të listohet si albumi numër 1 i javës në listën e famshme “Billboard Hot 200”, duke i dhënë këngëtares 33-vjeçare albumin e saj të tretë numër një.

Albumi i saj i vitit 2011, “21” kaloi 24 javë në krye të listave të albumeve, ndërsa albumi i saj i vitit 2015, “25” kaloi 10 javë në krye të Billboard 200.

Java aktuale e ndjekjes përfundon më 25 nëntor, me numrat zyrtarë të albumit të javës së parë të planifikuar të publikohen më 28 nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore