30% e kryetarëve nuk raportojnë, 50% nuk publikojnë borxhin komunal – “mundësi për manipulime”
Mangësi serioze në transparencë dhe llogaridhënie janë paraqitur në gjetjet e Transparometrit Komunal 2023, duke përfshirë mosraportimin e kryetarëve të komunave para Kuvendeve Komunale, mospublikimin e planeve të punës së kryetarëve të komunës dhe mospublikimin e borxhit komunal.
“Rreth 30% e kryetarëve nuk raportojnë para Kuvendeve Komunale. Kjo mungesë transparence dhe llogaridhënie pengon mbikëqyrjen efektive të ekzekutivit lokal nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur, si një nga parimet kryesore të demokracisë të paraparë me ligj”, thuhet në gjetjet e Transparometrit Komunal.
Po ashtu, 13 nga 38 kryetarë komunash s’kanë raportuar fare para Kuvendeve Komunale.
“Neglizhenca dhe indiferenca nga të dyja anët, si nga kryetari po ashtu edhe nga Kuvendi rrezikojnë llogaridhënien. Për më tepër, praktika të tilla të mosmbikqyrjes së punës së kryetarit të komunës nga kuvendi komunal mund të çojë në keqpërdorim të pushtit, rritje të korrupsionit dhe vendime të njëanshme, duke dëmtuar interesat e qytetarëve dhe zbatimin e politikave lokale”.
Po ashtu, është theksuar mungesa e publikimit të planeve të punës së kryetarëve të komunave.
“Rreth 40% e komunave nuk publikojnë planin e punës të kryetarëve. Kjo mungesë informimi i lë qytetarët pa mundësinë për të parë dhe vlerësuar prioritetet dhe qëllimet e qeverisjes lokale”.
Mospublikimi i planit të punës së kryetarëve të komunave është konsideruar si njëri nga elementet më të theksuara të mungesës së transparencës në qeverisje.
“Qytetarët në këtë rast janë të përjashtuar nga informimi rreth planit të aktiviteteve të kryetarëve për punën e tyre në të ardhmen si dhe orientimin e projekteve që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme”.
Po ashtu, rreth 50 për qind e komunave nuk kanë publikuar borxhin komunal.
“Rreth 50% e komunave nuk kanë publikuar borxhin komunal. Kjo tregon për një mungesë transparence në menaxhimin e financave publike, duke e bërë të vështirë për qytetarët të informohen për gjendjen financiare të komunës së tyre”.
Gjithashtu, është thënë se mungesa e qasjes në të dhënat për borxhin komunal krijon mundësi për manipulime dhe planifikim të gabuar të buxhetit.
Më 16 korrik, komunat kishin kërkuar nga bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, bartjen e të hyrave vetanake për vitin 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
PSD: Kurti dhe Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiç-it sipas kritereve që kanë vendosur për Urën e Ibrit
-
Fidan: Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Kosovën është obligimi ynë historik
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Shkon në 37 numri i viktimave nga vala e dytë e shpërthimeve në Liban
-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës