Shqipëria

3 të arrestuar në Morinë, fishekë dhe armë zjarri në mjet


Janë arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës shoferi i një mjeti dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, pasi gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 17 fishekë.

“Gjatë një kontrolli të imtësishëm të kryer në mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.G dhe pasagjere shtetaset D.F dhe M.Q, policia kufitare ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore