Shqipëria

3 humbje jete dhe 587 raste me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar tre humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 587 persona.

Kjo ditë ka shënuar një rritje të rasteve të reja dhe rënie të humbjeve të jetës.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 176 pacientë, ku 26 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 526 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181 mijë e 213 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 2 mijë e 986 qytetarë. Janë kryer mbi 1.34 milionë testime totale dhe 3 mijë e 143 ditore.

Aktualisht janë 8 mijë e 401 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore