Shqipëria

3.3 tonë produkte ushqimore të asgjësuara nga AKU-ja


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendet

Çka vjen si pjesë e taskforcës ndërinstitucionale për mbarëvajtjen e sezonit veror të këtij viti.

Për periudhën 1 deri në 12 gusht, AKU-ja ka kryer 424 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Dhe gjatë këtyre kontrolleve për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 88 masa me paralajmërim.

Nga to, pjesa më e madhe janë dhënë në qarkun Tiranë dhe në qarkun Fier.

Sakaq, gjatë dy javëve të para të muajit gusht, janë kryer nga AKU-ja 199 analiza dhe janë marrë për ekzaminim 129 mostra të produkteve ushqimore në shkallë vendi.

Prej kontrolleve, autoriteti ka njoftuar se janë asgjësuar 3.3 tonë produkte ushqimore që kanë rezultuar jashtë kushteve për konsum.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore