Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHFLETO

Ilustrim.

 

Altina Marmullaku
27.11.2021 15:02
Loading Icons...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar nëntë persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë të vdekur.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 591 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë dhjetë persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 334.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë një mijë e 898.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë kundër Coronavirusit është 853 mijë e 209, ndërsa numri i atyre të vaksinuar me të dy dozat është gjithsejtë 761 mijë e 003.

Po ashtu një ditë më parë, më 26 nëntor, në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.