Kosova

25 vjetori i çlirimit, KFOR: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë


KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar në 25 vjetorin e hyrjes së trupave paqeruajtëse në Kosovë, që shënon edhe ditën e çlirimit.

Këtë, KFOR e ka bërë përmes një postimi në platformën X, derisa kanë theksuar angazhimin e tyre për të siguruar një mjedis të sigurt.

“Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagim.

Ndryshe, çlirimi përfundimtar i Kosovës ka ndodhur më 12 qershor të 1999.

Kjo kishte ardhur pasi që kishte hyrë në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, ku Serbia kishte nënshkruar kapitullimin.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kishte nisur edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua edhe kthimi në Kosovë i më shumë se 800 mijë refugjatëve që ishin larguar dhunshëm nga regjimi serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore