Sport

25 vjet nga momenti më ikonik në ringun e boksit – pse Tyson e kafshoi Holyfield?


Mike Tyson është një nga boksierët më të mëdhenj ne histori.

Ai u përfshi në një nga momentet më të tmerrshme në historinë e boksit në vitin 1997, kur ai kafshoi veshin e Evander Holyfield gjatë betejës së tyre të dytë për titullin kampionit të peshave të rënda.

Kjo ishte një nga pjesët më të errëta të karrierës së Tyson.

Ai pretendoi se humbi “vetëdijen e tij për luftën”, gjë që e nervozoi atë dhe rezultoi deri në kafshimin e  veshit.

Por, tani Tyson dhe Holyfield janë miq.

Dhe, nga ky skandal, Tyson krijoi edhe biznes.

Ai krijoi disa karamele me kanabis në formën e veshit të Holyfield, ku arriti sukses të madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore